Jep dorëheqjen kryetari i komanduar i Bashkisë së Durrësit, Zhuljen Varfaj. Dorëheqja është dhënë për arsye shëndetësore.
Varfaj mori detyrën si kryetar Bashkie pas dorëheqjes së Valbona Sakos vitin e shkuar, pas gafës që bëri me viktimat e tërmetit të 26 Nëntorit.
Dorëheqja e tij u përfol edhe ditë më parë, por që më pas u mohua. Zhyljen Varfaj, është i njohur dhe si “njeriu” i ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.
Pritet që në krye të bashkisë Durrës të zgjidhet Emirjana Sako, e cila më herët ka mbajtur postin e Drejtores së Shërbimeve dhe prej rreth 2 muajsh është emëruar zv. kryetare e Bashkisë.
Letra e dorëheqjes:
Sot me dt 23.04.2020, Unë Zhuljen Ago Varfaj, Me detyrë Zëvendës Kryetar i Bashkisë Durrës i emëruar me vendim të Këshillit Bashkiak Durrës nr-dt- për të ushtruar detyrat si dhe funksionet e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, i gjendur para një situate krejtësisht të pa favorshme, madje me rrezik të shtuar për shëndetin tim, parashtroj dhe jap dorhëheqjen time të pa revokueshme nga detyra dhe funksionet e ngarkuara. Do të dëshiroja të falenderoja dhe të vlerësoja me mirënjohje Këshillin Bashkiak të Durrësit për besimin dhe mbështetjen e dhënë nga çdo anëtar i tij, bashkëpunëtore e bashkëpunëtorë të mi të administratës së Bashkisë Durrës, që në këtë periudhë të vështirësive të mëdha për Durrësin kanë dhënë dhe bërë më të mirën e tyre në zgjidhjen e shumë problematikave dhe kërkesave të qytetarëve të Durrësit. Me respekt, Zv/Kryetar, Zhuljen VARFAJ
