Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj ka përcjellë mesazhe për të gjithë besimtarët para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Kryegjyshi uron besimtarët dhe ata që agjerojnë që Zoti t’u pranojë faljet.
Ai shprehet se po kalojmë një periudhë të vështrië për shkak të pandemisë duke bërë thirrje të mos largohemi nga vendi por të qëndrojnë të bashkuar.
Ai u shpreh:
Baba Mondi u bë apel besimtarëve të agjerojnë sipas mundësive dhe aftësive. Po ashtu ai citon Profetin Muhamed ”Përshtatju kohës” duke shtuar se shqiptarët edhe pas tërmetit edhe pas koronavirusit do dalin faqebardhë para vetes dhe zotit.
