Dokumenti/ Zbulohet kompania, ku po i blen Ogerta kitet mjekësore me 4-fishin e çmimit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.04.2020, 00:15

Partia Demokratike akuzon prej dy ditësh se qeveria ka blerë kite mjekësore, për testimin e qytetarëve për COVID-19, me katër-fishin e çmimit real në një tender sekret, por pa përmendur se cila është kompania që po aplikon këtë çmim.

“Boldnews.al” kreu disa verifikime, në bazë të të cilave konkludohet se kompania farmacautike, me të cilën Ministria e Shëndetësisë ka lidhur kontratë për blerjen e kiteve mjekësore me një çmim plot 4 herë më të lartë është “OES Distrimed”.

Qeveria shqiptare ka miratuar 4 kontrata, të nënshkruara me procedurë të drejtëpërdrejtë ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe operatorëve privatë, që prej shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shkaktuar nga COVID-19.

Vetëm njëri prej këtyre kontratave ka si objekt blerje kitesh mjekësore. Qeveria, me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 272, dt. 03.04.2020, ka vendosur “Miratimin e kontratës për Lotin 1 me objekt ‘Blerje kite për laboratorin mikrobiologjik për realizimin e RT-PCR të përshtatshëm për t’u përdorur për pajisjen e Existation të firmës Bioneer ose ekuivalent për QSUT”.

Pavarësisht titullit të gjatë të tenderit, qeveria shqiptare është kujdesur të mos bëjë publike as kompaninë fituese të tenderit të drejtëpërdrejtë dhe as shumën financiare të tenderit.

Boldnews.al” kreu verifikime në disa burime të besueshme, nga të cilat mësoi se Loti i Parë i tenderit për blerjen e kiteve laboratorike është fituar nga kompania “OES Distrimed”.

Loti i parë i këtij tenderi emërtohej: “Blerje kite dhe reagentë të përshtatshëm për t’u përdorur në pajisje Maglum 800 Snibe LTD dhe me pajisjen Existtion të Bioner”.

Në dokumentat e brendshëm, të hartuar në mbyllje të procedurës tenderuese, shënohet: “Shoqëria ‘OES Distrimed’ është shpallur fituese, me vlerë totale prej 8.5 milionë lekë pa TVSH”.

Të dhënat e siguruara nga “Boldnews.al” tregojnë edhe një detaj tepër interesant.

Sipas dokumentave të tenderit, afati i lënë paraprakisht në dispozicion kompanisë apo kompanive që do të merrnin pjesë në tender për të dorëzuar mallin e porositur ishte vetëm dy orë.

Pra, dukej se gjithçka ishte paracaktuar më së miri. Kompania që do të fitonte tenderin, jo vetëm duhet të jepte ofertën më të ulët, por edhe duhet t’i kishte gati të gjithë sasinë, të paketuar dhe, mundësisht, të ngarkuar në mjetet që do të bënin transportin e tyre nga dyqanet/depot drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Kompania ‘OES Distrimed”, e cila fitoi tenderin “2 orësh” të Ministrisë së Shëndetësisë rezulton një prej operatorëve ekonomikë që ka fituar numër të konsiderueshëm tenderash të zhvilluar nga struktura e shëndetit publik, sidomos pas marrjes së postit të ministres nga ana e Ogerta Manastirliut.

Në një raportim të mëparshëm, “Boldnews.al” publikoi një seri të gjatë tenderash, të fituar nga “OES Distrimed”, në të cilat merrnin pjesë, pa kurrëfarë rivaliteti, disa operatorë të tjerë, përfshirë “Euromed”, “Biometrik” dhe “Montal”, që paraqiteshin në procedura pa dorëzuar oferta financiare.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit