Gazetari-administratorit të “Farma Net”: Kush nga zyrtarët e shtetit që të kanë favorizuar bën xhiro me jahtin tënd?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.04.2020, 22:56

Gazetari Elio Laze i ka drejtuar një pyetje publike administratorit të kompanisë "Farma Net Albania", Sokol Topçiut, duke i kërkuar të tregojë se cili zyrtar nga ata që e favorizojnë bëjnë xhiro me jahtin e tij.

Laze shkruan se nën NIPT-in e kompanisë dhe për nevoja të kompanisë blen edhe jaht, të cilin sipas tij e llogarit si aset të kompanisë dhe nuk i paguan shtetit TVSH.

Gazetari thekson se ajo që e bën më të madh këtë skandal sipas tij, është se me këtë jaht shëtisin zyrtarë të shtetit, të cilët kanë influencuar që Topçiu të shpallet fitues i shumë tenderave të ministrisë së Shëndetësisë.

Po ashtu, sipas gazetarit skandali bëhet akoma më i rëndë për faktin se ligjërisht Farma Net vlen vetëm 100.000 lek.

Reagimi i plotë:

FarmaNet-kompania 100.000 lek qe fiton 6 milione euro tendera dhe zoteron jaht

Pyetje publike Sokol Topciut: “Kush nga zyrtaret qe te kane favorizuar bejne xhiro me jahtin tend?”

Kompania Farma Net Albania ka nje kapital prej 100.000 lekesh. Administrator dhe ortak i vetem eshte shtetasi Sokol Topciu. Farma Net eshte nje rrjet farmacish qe zoteron disa asete. Eshte normale qe nje kompani te zoteroje ambiente, zyra, magazina dhe automjete. Te cilat kur blihen nen emrin e kompanise nuk paguajne TVSH pasi i njihet si shpenzim per punen.

Por Sokol Topciu me niptin e kompanise, per nevoja te kompanise, pra te farmacive te veta, blen jaht!!!

Jaht te cilin e llogarit si aset te kompanise dhe nuk i paguan shtetit TVSH. Skandali behet akoma me i madh kur me jahtin qe Sokol Topciu e bleu ne emer te farmacise se vet, shetisin zyrtare te shtetit te cilet direkt apo indirekt kane influencuar qe fitues i shume tenderave te ministrise se shendetesise, te shpallet Sokol Topciu.

Skandalin e ben akoma me te rende fakti qe ligjerisht Farma Net vlen vetem 100.000 lek. Shihni foton e pare. Dhe me 100.000 lek te deklaruara Sokol Topciu nepermjet FarmaNet Albania fiton miliona euro tendera nga shteti. Madje ka edhe jaht ne emer te farmacise se tij.

Publikisht i japim mundesine Sokol Topciut te shpjegoje se si me 100.000 lek te ligjshme fiton mbi 6 milione euro tendera?

Pyesim Sokol Topciun se per cfare i nevojitet farmacise se tij, nje jaht?

Kush nga zyrtaret e shtetit shetit me jahtin tend dhe te premton paprekshmeri?

Jane bere me miliona zullume ne emer te popullit, me leket e popullit ne 30 vite. Por zullum me te turpshem se sa te vidhen miliarda lek per maska te falsifikuara ne kohe krize, zor se do te na shohin syte. Kete na e dha mundesine Rilindja dhe Sokol Topciu.

Ne foton e pare: Ekstrakti qe tregon vleren e FarmaNet. 100.000 lek. Ne foton e dyte: Blerja e nje jahti ne emer te farmacise FarmaNet. Ne foton e trete: Sokol Topciu ne jahtin e blere per nevoja te farmacise

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit