Ekskluzive/ Denoncimi i rëndë: Policia aksidentoi rëndë 10-vjeçarin në Tiranë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.04.2020, 23:07

Një denoncim i rëndë ka mbërritur mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania.

Një qytetare nga Tirana ka denoncuar një ngjarje të rëndë, e cila ka si protagoniste Policinë e Shtetit.

Ajo shprehet për JOQ Albania se mbrëmjen e djeshme një automjet i policisë ka aksidentuar rëndë një fëmijë 10-vjeç në zonën e Paskuqanit në kryeqytet.

Sipas saj, fëmija ndodhet në reanimacionin e spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë.

Denoncuesja thotë se në momentin e aksidentit, fëmija me iniciale K.B., ndodhej i shoqëruar nga xhaxhai tij, pasi e kanë portën e shtëpisë shumë pranë rrugës.

Ndërkohë, qytetarja thekson se ngjarja po mbahet e fshehtë dhe nuk është bërë asnjë njoftim zyrtar nga ana e policisë për aksidentin e rëndë.

Mesazhi i plotë:

Prsh JOQ! Ne pamundesi per te vepruar dua te bej nje denoncim per nje ngjarje qe ndodhi mbreme ne lagjen time ....makina e policise aksidentoi nje femije 10 vjeç ne paskuqan dhe nuk eshte bere asgje, ngarja po mbahet e fsheht. Ai femije eshte ne gjendje te rende te trauma ne spitalin ushtarak . Djali vazhdon te jete akoma ne spital, eshte akoma ne reanimacion. Ka edhe deshmitare te tjere per ngjarjen. Femija quhet K.B. Ai ishte ishte i shoqeruar edhe me xhaxhain e tij se e kane porten e shtepise direkt me rrugen. Ngjarja ka ndodh mbreme rreth ores 20:00.

Foto ilustruese

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit