Kush është “sheiku” i PS, pronar i Big Market? A do e gjobisë Rama me 5 milion?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.04.2020, 23:13

Prej gati një muaji, i gjithë vendi është vendosur në karantinë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Autoritetet kanë kufizuar lëvizjet dhe disa ditë më parë u vendos që vetëm një anëtar i familjes duhet të dalë për të kryer furnizmin me ushqime, i cili duhet të pajisjet me leje-daljeje.

Përveç frikës nga infektimi apo stresit të shkaktuar nga izolimi, shqiptarët duhet të përballen edhe me një tjetër problem madhor, i cili rëndon ndjeshëm xhepat e tyre në këto ditë të vështira. Bëhet fjalë për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, një fenomen ky i cili gjatë ditëve të fundit po aplikohet masivisht, veçanërisht në tregje apo në supermarkete.

Tashmë kur nevoja për furnizim me ushqime është më e madhe se kurrë, supermarketet po përpiqen të përfitojnë nga kjo situatë, duke rrjepur qytetarët shqiptarë, nëpërmjet rritjes së produkteve që shesin.

I tillë është edhe rasti i një qytetareje nga Tirana, e cila ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore në një prej pikave të Big Market në kryeqytet. Ajo tregon se supermarketi në fjalë, i cili ndodhet në zonën e Misto Mames në kryeqytet, po i ndryshon çmimet e produkteve që tregton çdo ditë, duke i rritur ato.

E indinjuar me këtë fenomen, që mbi të gjitha tregon "pangopshmërinë" e pronarëve që i zotërojnë këto supermarkete apo ata të cilët zotërojnë kompanitë prodhuese gruaja tregon se një litër qumësht nga 145 lekë ishte rritur në 170 lekë, bishti i pastrimit nga 80 lekë ishte bërë 120 lekë, një produkt për larje rrobash nga 90 lekë në 115, ndërsa një produkt tjetër ishte rritur nga 145 në 175 lekë. Kjo rritje abuzive e çmimeve të produkteve përkthehet në rrjepje të xhepave të shqiptarëve, të cilët tashmë nuk dinë se çfarë të blejnë më parë, pasi duhet theksuar që ka me qindra e mijëra familje, që mezi po sigurojnë bukën e gojës.

Por rritja e çmimeve të produkteve nxjerr në pah edhe një tjetër paaftësi të shtetit shqiptar për menaxhimin e situatës, kur vetë kryeministri Rama trumpetoi gjobitjen me 5 milionë lekë dhe mbylljen e biznesit abuzues për 6 muaj, kur ky i fundit në mënyrë të përsëritur abuzonte me çmimet ndaj konsumatorëve në këtë situatë të vështirë ekonomike.

Paaftësi apo propagandë? E shet sikur do ndëshkojë "të mëdhenjtë", por në fakt shënjestra janë "të vegjlit"?

Por cila është arsyeja që për disa biznese të caktuara bëhet një "Sy qorr e një vesh shurdh"?!

Përgjigja është e thjeshtë, mbase kryeministri gjendet midis një dyjëzimi, atij të miqësisë e ndëshkimit ndaj të vetëve dhe zbatimit deri në fund të fjalëve që ka premtuar se do t'i vërë në zbatim...

Mbase autoritetet përgjegjëse për kontrollin e abuzimeve me çmimet në bizneset e mëdha, janë shndërruar në 'bashkëpunëtorë' në këtë skemë përfituese në kurriz të konsumatorëve shqiptarë... për faktin e vetëm sepse mbase ata që i kontrollojnë janë ata që bëjnë "Ligjin dhe Maliqin"?

Edhe përgjigja e kësaj pyetje është lehtësisht e hamendësueshme...

Me rreth 135 markete të kompanisë Big Market në gjithë Shqipërinë, themeluesi i rrjetit të kompanisë që është "damkosur" si abuzues nga konsumatorët shqiptarë, është deputeti vlonjat i PS Vullnet Sinaj.

Sinaj, për të gjithë ata që kanë dëgjuar pak për të dhe jo pa faj (thjesht për faktin sepse është thuajse i padukshëm në foltoren e kuvendit) është deputet dhe paguhet me taksat e shqiptarëve... për të cilët padyshim ka menduar t'u vijë "në ndihmë" duke ia bërë më të shpejtë harxhimin e parave në rrjetin e tij të marketeve, sidomos në këtë periudhë kur janë tërësisht të zhvlerësuara, përveç shpenzimit për produkte të përditshme konsumi.

Vlonjati i PS, duke lënë pas kolegët e tij në parti, etiketohet si një prej sheikëve të Rilindjes dhe jo pa shkak

Pasi iu fut biznesit disa vite më parë, Sinaj vendosi të hapte një këmbë në politikë për të mbrojtur atë që tashmë kishte ndërtuar. Nofkën "sheik" e mori pikërisht prej pasurisë së tij, pasi ashtu siç e kërkon titulli fisnik, Sinaj është "koka" e një prej rrjeteve më të mëdha të supermarketeve në qarqet kryesore të vendit me shifrën më të madhe të aksioneve.

Sipas atyre që shkruanin mediat për të në vitin 2017 (Kliko këtu) , kur edhe u vendos si një prej personave që do të përfaqësonte fjalën e popullit, në bazë të deklaratës së pasurisë, Sinaj rezultonte me aksione nga 50% deri në 100% në 27 shoqëri tregtare, deputet me 34 biznese e miliarda.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Jam nje banuese ne misto mame tirane, doja te pyesja keto rrjetet e Big Marketit a i kontrollon njeri? i ndryshojne cmimet e produkteve perdit. i kan rritur cmimet e te gjitha produkteve. te vij nje njeri te kontrolloj nje her sepse po i fundosin njerzit. nga behet kjo rritje nga kompania e produktit apo nga keta vet? Qumeshti 1 l nga 145 ishte ber 170. Bishti pastrimit nga 80 lek esht ber 120 lek. Deka klor nga 90 esht ber 115. Chef nga 145 esht ber 175 lek. Bigu qe frekuentoj esht perball Ales Bar afer rruges se qelqit. Ndergjegjesohuni e ju njerez nese e shikoni qe po abuzojn lerjani produktet, nuk eshte turp te mos e paguash. anonim dhe postojeni ju lutem

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit