JOQ Albania
Home

U çuan 47 pako me ushqime/ Komuniteti rom në Fier: Rama po hani djersën e popullit
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14/04/2020 19:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej koronavirusit. Rastet me të infektuar me koronavirus janë shtuar nga dita në ditë në vendin tonë.

Ndërsa komuniteti rom në vendin tonë po kalon ditë shumë të vështira. Raportohet se në Fier ky komunitet është ngritur në protestë.

Më tej bëhet e ditur se komunitetin rom të Levanit në Fier ka pasur edhe përplasje me përfaqësuesve të njësisë administrive Levan.

Kurse përfaqësuesi i komunitetit rom në Drizë, Panajot Alushaj tha se pakot me ushqime ishin më pak se numri i atyre që janë në hall për bukën e gojës.

Sipas tij Bashkia Fier ka sjellë 32 pako me ndihma ushqime në Levan dhe 15 në fshatin Drizë. Por Alushaj thotë se vetëm një zone ka mbi 300 banorë rom.

Më tej ai ka thënë se komuniteti rom si ka pranuar pakot, pasi ata kërkojnë që të jepen ndima për të gjthë ata që janë në nevojë. Pjestarë të këtij komuniteti kanë thënë për ‘ora news:

Ta shikojë populli si po mashtron Rama. Ta shikojë, dy pako makarona. Edi Rama po hani djersën e popullit. Hajdutë!