Këngëtarja Enca Haxhia është përfolur shumë për modifikimin e fotove, si përpjekje për t’i nxjerrë linjat e saj trupore më elegante.
Mirëpo kjo përpjekje e madhe dhe shumë e dukshme nga të gjithë ka përfunduar edhe në tabloidin britanik Daily Mail.
Tabloidi ka publikuar foton e disa përdoruesve të Instagramit që e teprojnë me “photoshop-in”.
Mes tyre nuk mungon edhe këngëtarja shqiptare, të cilës i janë publikuar foto ku ajo ka bërë modifikim ekstrem të formave trupore për tu dukur me e dobët.
Gjithashtu Daily Mail ka publikuar dy foto të Encës ku ajo shihet me të njëjtin fustan. Por siç shihet qartë në njërën prej tyre bien në sy linjat goxha të bëshme kurse në tjetrën linjat perfekte trupore, pas së cilës fshihet “photoshop-i”.