Banorët e fshatit Picar në Gjirokastër, kanë kundërshtuar me vendosmëri ndërtimin e Hec-it në vendin e tyre.
Po ashtu ata kanë ndërmarrë një nismë mes tyre e cila është për t’u vlerësuar.
Me kontributet personale kanë mbjellë 100 rrënjë Rrepe dhe 40 Pisha dekorative.
Po ashtu kanë siguruar edhe ujin për vaditje. Disa foto nga veprimtaria e tyre kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ku duken vendasit të gjithë bashkë duke punuar.
Ata tregojnë se me këtë nismë synojnë të jenë frymëzim dhe shembull edhe për të tjerët që të vijojnë po njësoj këtë traditë.
Madje ata kanë ndërtuar edhe një kënd të mrekullueshëm lojërash për fëmijët dhe një mini-fushë futbolli.