Një aksident i rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Fushë Prezë, Tiranë.
Një automjet tip “Golf 6” është përplasur nga një automjet tjetër në pjesën ballore të tij.
Siç shihet edhe nga pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ ALBANIA përplasja ka qënë tepër e fortë.
Ende nuk dihet gjendja aktuale shëndetësore e drejtuesit të mjetit, por ai është ndihmuar nga hapja e “airbag-ut”.
Shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta.