Albpetrol shkarkon mbi 200 punonjës, qytetari: Vetë shteti po na heq nga puna

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.04.2020, 02:03

Shkarkimet masive nga puna janë një nga pasojat më të mëdha që ka shkaktuar situata e krijuar prej koronavirusit.

Por mesa duket nuk është vetëm sektori privat që po ndërmerr masa të tilla, pasi edhe kompanitë shtetërore janë duke reduktuar fuqinë punëtore.

I tillë është rasti i kompanisë shtetërore të naftës, Albpetrol, e cila ka bërë shkarkime masive të punonjësve të saj.

Ka qenë një prej punonjësve të saj, që ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania, ku denoncon shkarkimin e mbi qindra punonjësve nga kompania Albpetrol në qytetin e Patosit.

Ai shprehet se mbi 200 punonjës janë njoftuar për pushim nga puna një ditë më parë.

Siç shihet dhe në fotot e dërguara nga denoncuesi, lista me emrat e punonjësve që janë prekur nga shkarkimi masiv është afishuar në xhamin e QAKP-së.

Denoncimi i plotë:

Prsh. doja te ndaja me ju nje shqetesim te madh, nderkohe qe Kryeministri ben presjon kunder atyre punedhenseve qe do te heqin nga puna puntoret e tyre per shkak te krizes se korona virusit, Ne vet shteti po na heq nga puna. Punojme ne ALBPETROL. Kompani shteterore ne Patos qarku Fier. sot jan njoftuar mbi 200 veta per pushim nga puna. flm nqs e postoni anonim ju lutem se nga keta ca nuk pret. flm

E tanimë, halli i tyre që kanë mbetur të papunë është se ku do të gjejnë të ardhura për të siguruar mbijetesën, në këto ditë të vështira për të gjithë.

Ky nuk është rasti i parë që ndodhin shkarkime masive në shtet në këto ditë koronavirusi.

Pak ditë më parë në redaksinë e JOQ Albania u denoncua edhe shkarkimet masive nga puna në Bashkinë e Selenicës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit