Koronavirusi/ 3 shqiptarë të Kosovës në gjendje të rëndë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.04.2020, 00:02

Edhe në Kosovë gjendja paraqitet e rënduar prej koronavirusit. Numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë ka shkruar në 6.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë Arben Vitia, ka shprehur ngushëllime familjes së pacientes 66-vjeçare nga Banja e Malishevës, që humbi jetën nga koronavirusi.

Po ashtu ai ka bërë të ditur se tre pacientë të tjerë janë në gjendje shumë kritike për jetën prej koronavirusit. Këtë gjë ai e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Kujtojmë këtu se edhe në Kosovë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi për të respektuar distancimin social dhe higjenën personale.

Gati e gjithë bota është në psikozë prej koronavirusit. Numri i atyre që kanë humbur jetën nga koronavirusi është shumë i madh.

Postimi i plotë:

Sonte në betejë me virusin korona e humbëm dhe një paciente, grua, nënë, motër, qytetare e jona. Ngushëllime familjes dhe të afërmve të tyre me pikëllim. Mjekët e infermierët, laborantët e epidemiologët janë duke bërë gjithçka që ka kapacitet qenia njerëzore për të shpëtuar jetë. Por edhe tre pacientë të tjerë janë në gjendje kritike e në rrezik të lartë. Çdonjëri prej jush ka shumë detyrime në jetë. Prej atyre që nuk e ndalin dot punën e deri tek ata/ato që furnizojnë dhe i shërbejnë familjes. Ju mirëkuptojmë pa dyshim por ju thërrasim për kujdes të jashtëzakonshëm kur dilni dhe kur ktheheni në shtëpi. Ju lutem! Zero mirëkuptim për këdo që këto ditë të vështira, po del nëpër qytet a fshat pa arsye madhore, për ata që po i vijojnë vizitat si mysafirë te të afërmit, apo ata të cilët praktikisht po e lenë në bast jetën e tyre dhe të familjes së tyre. Le të mos luajmë me rrezikun e cenimit të shëndetit personal e kolektiv. Mbrojtja e jetës është detyrë mbi detyrat. Nuk na falet që me shkujdesje ta cenojmë. Qëndroni në shtëpi, ruani distancat.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit