Koronavirusi/ Mjeku Pipero: Java që sapo lamë ishte e pikut

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.04.2020, 16:51

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Rastet me të infektuar janë shtuar nga dita në ditë.

Së fundmi lidhur me gjendjen e krijuar në vendin tonë prej Covid-19 ka folur edhe mjeku Pipero.

Ai ka thënë se ndoshta pas 7 ose 8 ditësh do të nisin të zbuten masat që janë marrë kundër përhapjes së Covid-19, por të moshuarit dhe të sëmurët kronikë do të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi ka thënë ai.

Më tej mjeku ka vazhduar:

Situata në spitalin COVID-1, spitali infektiv është dinamike. Kemi pacientë që bëhen gati të dalin nga spitali. Dita ditës po shtohet numri i të shëruave dhe ky është një lajm i mirë kemi dhe pacientë, raste të mesmë, të rëndë dhe raste kritike, 2-3 në terapi intensive.

Gjatë fjalës së tij mjeku ka thënë se java që sapo lamë ishte java e pikut. E më tej ka shtuar:

Java që sapo lamë ishte e pikut, dhe kjo javë është ajo e sheshpushimit. Duhet të jemi të përgatitur për një kohë të gjatë me masa shtrënguese më të lehta. Por më të shtrënguara, sidomos pensionistët dhe të sëmurët kronikë. Pra pavarësisht se masat mund të lehtësohen nuk duhet të jenë të lehtësuara dhe nuk mund të lehtësohen për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë pasi ato vazhdojnë të jenë të rrezikuar një lloj si kur kemi 2 raste apo 200 raste. Për ta periudha qëndrimit të detyruar në shtëpi do të jetë më e gjatë.

Thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë. Po ashtu vazhdojnë edhe thirrjet për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit