Teksa thuajse çdo aktivitet sportiv në botë është ndërprerë për shkak të koronavirusit, UFC po mendon një plan për të zhvilluar normalisht ndeshjet.
Të gjitha eventet e arteve marciale mikse do të zhvillohen në një vend sekret, i cili mendohet të jetë një “Breg Perëndimor” në Amerikë.
Ky është zbulimi që ka bërë së fundmi gazetari i njohur i këtij sporti, Ariel Helwani, që punon për ESPN.
Ai tha:
Sipas Ariel, UFC-ja ka nisur nga puna për të përgatitur gjithçka që duhet për të zhvilluar evente në këtë vend, në mënyrë që të gjitha duelet të zhvillohen sipas planifikimit.
Ky vend do të zbulohet së shpejtu nga presidenti i UFC-së, Dana White, në një konferencë për shtyp.