67-vjeçari: Kam tre ditë pa ngrënë e pa pirë në të ftohtë, në kufirin shqiptar s’më qasin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.04.2020, 21:56

Prej tre ditësh disa emigrantë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës.

Midis tyre ka edhe të moshuar. Mes tyre është edhe 67-vjeçari, Petrit Shaqe.

Ai ka treguar se ka tre ditë pa ngrënë dhe pa pirë. I moshuari shqiptar është shprehur se ka tre ditë që rri në të ftohtë.

I moshuari ka thënë se është me ilaçe, pasi vuan nga tensioni. Gjithashtu ka thënë se nuk mund të vazhdojë të qëndrojë më në të tilla kushte.

Më tej ka treguar:

Kam ikur me 29 shkurt në Greqi te vajza se e kisha të sëmurë. Kam 3 ditë, që të premte që jam bllokuar këtu. Jam 67 vjeç, pensionist, me ilaçe e tension dhe nuk po qëndroj dot më. Është ftohtë, bie shi, jam pa ngrënë dhe pa pirë prej 3 ditësh. Nuk kam se çfarë të bëj, këto në kufirin shqiptar nuk më qasin.

Kujtojmë këtu se pak më parë u raportuar se 5 emigrantë që ishin të bllokuar prej tri ditësh në Kapshticë u nisën me urgjencë drejt spitalit të Blishtit. Kurse një tjetër emigrant shqiptar u shpreh se zgjidhjen ua ka ofruar pala greke.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit