“Tentoi të hapte me forcë dyert e makinave të parkuara”, vlonjati e filmon: Ç’borxh kemi të na vjedhin djersën tonë?!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.04.2020, 20:39

Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga qyteti i Vlorës.

Në videon shihet një person, i cili tenton disa herë të hapë derën e një makine të parkuar, por përpjekjet e tij rezultojnë të pasuksesshme.

Qytetari që e ka dërguar videon shprehet se personi në fjalë për rreth 30 minuta ka tentuar të hapë dyert e disa makinave të parkuara me rradhë.

Ai ngre shqetësimin se për shkak të izolimit në shtëpi si pasojë e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19, nuk kanë mundësi të mbrojnë makinat e tyre të parkuara jashtë.

Denoncuesi i bën apel Policisë së Vlorës të marrë masa ndaj këtyre personave, të cilët mesa duket nuk ka virus që mund t'i ndalë që të praktikojnë "zanatin" e tyre edhe gjatë këtyre ditëve.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Ju lutem i beni ndonje apel Policise se Vlores se mire qe nuk dalim dot te mbrojme djersen tone, po te pakten ata qe paguhen per ta bere kete pune, ta bejne detyren. Ky tipi ketu ne video ka mbi gjysem ore qe merr gjithe dyert e makinave me rradhe, tenton t'i hape me dhune, t'i shqyeje. Ca borxhi kemi te na vjedhe e demtoje makinat? Ca faji kemi ne qe nuk dalim dot t'i mbrojme? Nuk arrita dot ta beja me te gjate sepse tek makina e pare mendova se ishte e tij, kur shkoi me tutje, ajo e zeza eshte imja, sa morra telefonin kaloi tek tjetra qe kam filmuar e me pas kaloi nga krahu tjeter i rruges por derisa bicikleten e la aty nuk ka ikur. Fola, fishkelleva, ngriti koken si pa te keq, vazhdoi punen e vet, dhe kur dola jashte pashe qe s'ishte as ai as bicikleta sepse zbrita thash ne djalle te veje karantina e orari i daljes por se gjeta. Ju lutem postojeni mbase reagon dikush.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit