Pak minuta më parë Ministria e Shëndetësisë njoftoi 27 raste të reja me Covid-19 duke e çuar numrin në total të të infektuarëve në 304.
Mësohet se harta e të prekurve sot nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Kavajë, Lezhë, Mirditë dhe Shkodër.
Siç shihet, nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, Shkodra ka numrin më të lartë, me 12 raste. Këto raste janë identifikuar në dy rrethe familjare, ku mes tyre është dhe një fëmijë 13-vjeçar.
Të infektuarit janë identifikuar falë gjurmimit të rasteve të kryera nga epidemiologët në terren.