Kryeministri Boris Johnson me vështirësi ka dalë mbrëmjen e djeshme në banesën e tij në Downing Street për të duartrokitur stafin e NHS dhe punëtorët e tjerë të supermarketeve dhe shoferët e shpërndarjes së mallrave anë e mbanë vendit.
Ai u shfaq i veshur me një kostum të zi dhe këmishë të bardhë ndërsa prej së premtes së kaluar ndodhet në izolim për shkak të diagnostikimit me koronaviurs.
Sipas informacioneve të marra gjendja e Kryeministrit është e qëndrueshme por që ai nuk do dalë prej izolimit deri në momentin kur nuk do ketë më temperaturë.
Britanikët gjithashtu dolën në portat e tyre, ballkonet, kopshtet dhe dritaret për të duartrokitur mjekët e NHS, stafin e supermarketeve, mësuesit dhe punonjësit e postës që po punojnë të gjithë në pikun e pandemisë.
Njerëzit anë e mbanë vendit “u bashkuan” për fushatën “Clap For Careers” të enjten në mbrëmje në 8, duke brohoritur dhe duke shprehin mirënjohjen e tyre për punëtorët që janë në vijë të parë me pandeminë.
Fushata “Clap For Careers”, e cila filloi në internet, është organizuar sepse 'gjatë këtyre kohërave të vështira duhet të dinë se jemi mirënjohës', thanë organizatorët.
Burimi: dailymail Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania