Prej gati tre javësh, i gjithë vendi është vendosur në izolim për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, e cila u ka marrë jetën mbi 50 mijë personave dhe ka infektuar mbi 1 milion të tjerë në të gjithë botën.
Koronavirusi në vendin tonë ka nxjerrë në pah edhe varfërinë dhe kushtet e mjerueshme në të cilat jetojnë mijëra familje shqiptare, shumë prej të cilave nuk po munden dot as të sigurojnë bukën e gojës për fëmijët e tyre dhe veten.
Një qytetar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, në të cilën tregohet se si po i përjetojnë këto ditë komuniteti rom dhe egjiptian, të cilët janë lënë në mëshirë të fatit.
Videoja është filmuar në një lagje të Korçës, ndërsa bashkia e këtij qyteti duket se i ka lënë në harresë këta banorë.
Sipas qytetaerit që ka dërguar videon, më shumë se 25 familje rome dhe egjiptiane ndodhen në këtë situatë.
Ndërkohë ai shprehet se e njëjta situatë paraqitet edhe në zonën e Nishtullës, në Durrës.
Banori i komunitetit rom, i cili jeton i vetëm në një barake, shprehet në video se Bashkia e Korçës nuk i ka dhënë asnjë ndihmë deri më tani.
Teksa pyetet se si jeton, ai shprehet:
Qytetari që e ka dërguar videon shprehet:
Si zotëria në video, janë mijëra të tjerë në Shqipëri, që në këto ditë të vështira kanë më shumë se kurrë nevojë për ndihma ushqimore.
Ditët e fundit në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur mesazhe të shumta nga qytetarë të ndryshëm, të cilët kanë denoncuar edhe një fakt tjetër të rëndë.
Sipas tyre, shpërndarja e ndihmave ushqimore është bërë në mënyrë selektive, ku kanë përfituar edhe shumë familje që janë në gjendje të mirë ekonomike, ndërsa ata që vërtet kanë nevojë, janë lënë jashtë skemës.