Mikrobiologët sigurojnë që testet e blera nga Spanja, nuk janë ndër më praktiket dhe efektivet në këtë periudhë të pandemisë. Spanja porositi miliona teste të shpejta të cilat mbërritën nga Kina ditën e hënë, por rezultati tregon që këto teste nuk janë edhe aq “të shpejta”.
Ata zbulojnë infeksionin koronavirus vetëm nëse është dita e pestë ose e gjashtë e infeksionit, kështu që ato nuk mund të përdoren në mënyrë rutinore për të diagnostikuar sëmundjen.
Testet më të besueshme janë akoma testet e quajtura PCR, të cilat pavarësisht se e japin rezultatin pas 4 orësh, arrijnë t’a zbulojnë infeksionin që ditën e parë të tij. Testet e reja të shpejta janë të ndryshme nga ato që Spanja i ktheu Bioeasy, të cilat rezultuan të dëmtuara.
Testet e mbërritura këtë javë në Spanjë janë blerë nga një furnizues tjetër, gjithashtu në Kinë, dhe janë serologjike, d.m.th., ato analizojnë një kampion të vogël gjaku në kërkim të antitrupave të gjeneruar nga organizmi për t’u mbrojtur kundër agjentit infektiv, në këtë rast, koronavirus.Testet kanë filluar të analizohen në laboratorë të ndryshëm të mikrobiologjisë për të verifikuar nëse plotësojnë standartet e duhura.
Burimi: ElPais|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania