Ka shkuar në 53 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi.
Zëdhënësi i ministrisë greke të Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar tre viktima.
Këtë të enjte janë konfirmuar 129 raste të reja me Covid-19, 23 prej të cilëve u konfirmuan në kampin e refugjatëve "Filoxiou Vionzouli".
Numri total i rasteve me koronavirus në Greqi ka shkuar në 1544.
Ndërkohë, 91 pacientë janë të intubuar në njësitë e kujdesit intensiv, ku ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Mosha mesatare e pacientëve të intubuar është 65-vjeç, ndërkohë vdekshmëria nga koronavirusi është në nivelin 3%.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë kryer mbi 18 mijë teste të koronavirusit.
Vdekja e një 69-vjeçareje në Mykonos bëri që qeveria të vendosë ndërprerjen e të gjitha punimeve të ndërtimit në ishull, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Burimi: Protothema.gr|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania