Është rritur ndjeshëm numri i rasteve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.
Ministria maqedonase e Shëndetësisë konfirmoi sot se janë regjistruar edhe 30 raste të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 384.
Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19 në shtetin fqinj, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave mbetet 11.
Në Dibër, i cili është një ndër qytetetet më të prekur nga koronavirusi në Maqeodoninë e Veriut, nuk është regjistruar asnjë rast i ri gjatë tre ditëve të fundit.
Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, ku janë regjistruar 192 raste.
Ndërkohë, 4 pacientë ndodhen në gjendje kritike për jetën, ndërsa 10 të tjerë janë shëruar plotësisht.