Edhe Kosova është nën ethet e koronavirusit. Midis të infektuarve është dhe një burrë 77-vjeçar nga Stublla e Vitisë.
Sipas mediave në Kosovë, ai ishte i infektuari i parë në Kosovë. Burri i moshuar kishte ardhur nga Italia në Kosovë.
Kurse së fundmi raportohet se ai është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Nipi i tij, Nikollë Martini ka treguar:
Nipi i 77-vjeçarit është shprehur edhe se gjyshi i tij, falenderon gjithë ata që janë kujdesur dhe po kujdesen për të.
Po ashtu edhe në Kosovë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi dhe për të respektuar distancimin social dhe higjenën personale. Kujtojmë këtu se gati e gjithë bota është në psikozë prej Covid-19.