Teksa gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19, akuza të forta janë lëshuar në drejtim të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut.
Akuzat janë bërë nga mjeku, Petrit Vargu lidhur me tenderin e respiratorëve. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ky mjek ka thënë se në bazë të kontratës duhet të vinin 20 respiratorë, por erdhën vetëm 5.
Po ashtu në postimin e tij ai ka shkruar edhe se ka rezerva përsa i përket firmës që u përzgjedhëse. Këtë gjë ky mjek e ka cilësuar si një skandal dhe më tej shkruan se shteti po mashtron.
Ndërkohë në vendin tonë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi dhe për të respektuar higjenën personale.
Postimi i plotë:
SKANDAL ME TENDERIN E RESPIRATOREVE. Kur shteti mashtron! Sot ministrja e shendetesise deklaroi qe u dyfishua numri i respiratoreve ne sanatorium. Pa thene numrin sesa respiratore erdhe. Ne baze te kontrates sot duhej te vinin 20 respiratore, por erdhen vetem 5. Dhe firma duhet te marre penalitete te renda pasi ka fituar tenderin duke deklaruar qe dje duhej te kishin sjelle 20 cope. Megjithate ministrja kete e quan sukses. Duhet te theksojme qe kjo firme me prodhime kineze ishte me e shtrenjte se firma e madhe amerikane Respironix. Mashtrimi tjeter eshte qe keto respiratore prodhohen nga firma kineze Rezvend qe ndodhet ne qytetin Shenxhen. Ato paketohen ne Gjermani ne Coblens nga nje firme paketuese e sapo krijuar qe quhet Anksient. Cuditerisht, firma shqiptare eshte marre me antena televizive dhe ka shitur 2-3 aparatura mjekesore ne QSUT ne momentin kur Enkelejd Joti eshte bere drejtor i QSUT-se dhe nuk ka asnje inxhinier te specializuar ne kete fushe. Ky mendohet qe mund te jete shkaku qe tenderi i respiratoreve u shpall nje muaj me vonese.