Vijon të rëndohet bilanci i viktimave nga koronavirusi edhe në Turqi, ku sot janë është rritur sërish numri i vdekjeve.
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, konfirmoi se këtë të enjte kanë humbur jetën 79 persona nga koronavirusi, duke shënuar kështu ditën me numrin më të lartë të viktimave që pas shpërthimit të epidemisë në këtë vend.
Ditën e djeshme në Turqi humbën jetën 63 persona, ndërsa sot janë shënuar 16 viktima më shumë.
Numri total i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 356.
Ndërkohë është rritur edhe numri i rasteve të reja në krahasim me një ditë më parë. Ndërsa dje u konfirmuan 2148 raste të reja, sot janë testuar pozitivisht 2456 persona.
Në total, janë 18,135 raste me koronavirus në Turqi, nga të cilët 17,364 janë aktive.
415 pacientë kanë mundur të shërohen plotësisht, ndërsa 783 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Gjithsej në Turqi janë kryer mbi 125 mijë teste, ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë kryer mbi 18 mijë teste.
Turqia regjistroi rastin e parë me koronavirus më 9 mars.
Burimi: Hurriyet|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania