Qeveria greke ka informuar dy raste të tjera vdekjesh prej koronavirusit në vend.
Kjo ka bërë që numri i viktimave prej pandemisë të shkojë në 53 në total.
Një burrë 51-vjeçar, nga qyteti verior i Kastorias, ndërroi jetë në një spital në Selanik dje në darkë.
Babai i katër fëmijëve ishte personi i shtatë nga Kastoria që ndërroi jetë nga virusi.
Po ashtu sot, një grua 76 vjeçe nga Pella u raportua se ndërroi jetë nga koronavirusi.
Ajo erdhi nga fshati Foustani, i cili është një nga disa komunitete të vogla në veri të Greqisë i cili ndodhet në karantinë.