Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Rastet me të infektuar janë shtuar nga dita në ditë.
Edhe Tirana është në karantinë, por një lajm i mirë vjen nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë.
E ditur bëhet se në këtë maternitet në gjithë muajin mars janë regjistruar 475 lindje. Drejtuesja e maternitetit, Eljona Demaliaj ka thënë për 'ora news':
Në këtë maternitet nuk lejohen vizitat e afërmve, por vetëm e babait të fëmijës. Ndërkohë në vendin tonë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi, për të respektuar distancimin social dhe për të respektuar në mënyrë rigoroze higjenën personale.