Ka ndërruar jetë mësuesi grek i infektuar me Covid-19, që jepte mësim në shkollën private në Korçë. Mësohet se mësuesi ka ndërruar jetën mbrëmjen e djeshme.
Ai prej shumë ditësh ishte karantinuar në banesë, por më pas gjendja e tij u përkeqësua. Mësuesi nga Kosturi u dërgua në spitalin e Selanikut, por nuk mundi dot t’i mbijetojë virusit.
Pas diagnostikimit të mësuesit me COVID-19, të gjithë personat e kontaktit me të janë vetëkarantinuar në banesat e tyre, duke përfshirë edhe nxënësit e shkollës ku ai jepte mësim.
Fatmirësisht deri më tani asnjë person në kontakt me të nuk ka rezultuar pozitiv.