Prekëse/ Vajza i jep lamtumirën në kamera nënës para se të ndërrojë jetë prej Koronavirusit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 31.03.2020, 10:51

Michelle Bennett nuk mendoi se ajo do të ishte në gjendje t'i thoshte lamtumirë nënës së saj para se të vdiste.

Si shumë familjeve në të gjithë vendin tani, edhe Bennett iu kërkua distancimi me nënën e saj 75-vjeçare, Carolann Christine Gann, e cila ishte infektuar me koronavirus dhe ishte në momentet e fundit të jetës së saj.

Të mos jesh në gjendje të jesh atje dhe të mbash dorën e nënës tënde, t’i përkdhelësh flokët, e t’i tregosh asaj gjërat që ke dashur t'i thuash. Ndihesh kaq e pafuqishme.

Por një infermiere në spitalin Suedez Issaquah në Uashington e telefonoi atë në kamera në mënyrë që Bennett t’i jepte nënës lamtumirën e saj.

Bennett tregoi se infermierja e telefonoi dhe i tha se nëna e saj po merrte frymë me vështirësi dhe se ndoshta nuk do jetontë gjatë.

Unë do vë telefonin lart në fytyrën e saj, në mënyrë që t'i tregoni asaj që e doni dhe t'i thoni lamtumirë. Ajo nuk do të jetë vetëm, ne do të qëndrojmë me të deri në fund.

Dhjetë minuta më vonë, Bennett thotë se po fliste me nënën e saj të sëmurë në FaceTime.

Unë të dua shumë. Unë të fal, mama, të dua. E di që nuk kam pasur shans të ta them më parë.

Këto janë fjalët e fundit që Bennett i tha nënës së saj para se të ndërronte jetë.

Benett tregoi se e ëma ka ndërruar jetë një orë pasi kanë folur bashkë.

Bennet tha që ajo pa se infermierja po qante ndërsa mori telefonin.

Burimi: fox40 Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit