Një shqiptare në Greqi ka bërë një gjest humanitar në qytetin ku ajo jeton.
Bëhet fjalë për Elona Agollin, e cila prej disa vitesh jeton dhe punon në qytetin Grevena.
Spitali i qytetit grek i ka kërkuar emigrantes shqiptare që të qepte 600 maska, pasi ajo zotëron një rrobaqepësi.
Ajo iu fut punës menjëherë dhe arriti t'i përfundojë maskat mëngjesin e kësaj të shtune.
Kur e pytën për çmimin e maskave, Elona iu tha se i ka bërë falas.
Veprimi human i shqiptares ka marrë vëmendjen e mediave lokale të qytetit, të cilat nuk kanë hezituar t'i kushtojnë një artikull gjestit të saj.
Një nga fqinjët e Elonës, Yiannis Evangelopoulus, është shprehur:
Burimi: Greveniotis|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania