Një numër i njerëzve i injoruan thirrjet e bëra nga punonjësit e shëndetësisë dhe nga qeveria për të qëndruar në shtëpi sot, teksa vendosën të shfrytëzonin ditën për të bërë piknin apo plazh.
Mjekët dhe infermierët i kanë bërë thirrje njerzve të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre dhe të kufizojnë sa më shumë të jetë e mundur daljet, por duket se jo të gjithë e kanë kuptuar seriozitetin e situatës aktuale.
Kryeministri ka theksuar se arsyet e vetme për të dalë jashtë janë blerja e ushqimeve apo e medikamenteve, por britanikët nuk janë adaptuar ende me këtë rregull. Policia është përpjekur të monitorojë lëvizjet e qytetarëve me drone apo qoftë duke vëzhguar me helikopterë, megjithatë ka qenë e pamundur të mbahet nën kontroll çdo zonë e Britanisë së Madhe.
Edhe pse policët nuk po i kursejnë aspak gjobat, të cilat arrijnë deri në 1.000 paund, disa qytetarë siç duket edhe në pamjet bashkangjitur, i kanë shpëtuar këtyre masave. Megjithatë, problemi kryesor që ngrihet nuk është fakti përse në këto zona nuk kishte policë, por sesa mund të ndikojë dalja e lirë e njerzve në përhapjen e Covid 19.
Burimi: DailyMail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania