Novak Djokovic dhe bashkëshortja e tij Jelena dhuruan një milion euro në Serbi për të blerë respiratorë dhe materiale të tjera mjeko-sanitare të nevojshme për luftën kundër koronavirusit.
Njoftimin e ka bërë vetë kampioni serb me anë atë në një video të publikuar sot nga mediat, në të cilën ai thotë se materiali mjekësor do të blihet në Kinë dhe Gjermani.
Djokovic në video shprehu një falënderim për mjekët dhe të gjithë personelin shëndetësor që në të gjithë botën janë angazhuar në maksimum kundër infeksionit dhe në mbrojtje të shëndetit të njerëzve.
Disa ditë më parë, numri 1 në botë kishte postuar një lutje në Instagram për të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor të angazhuar në luftën kundër pandemisë, duke i kushtuar edhe një histori Italisë, me mesazhin:
Këto janë fjalët e Novak Djokovic, të raportuara nga faqja e tij zyrtare:
Roger Federer dhe gruaja e tij Mirka zbuluan në fillim të kësaj jave se ata do dhurojnë një milion franga zvicerane për të ndihmuar familjet e prekura në Zvicër, ndërsa Rafael Nadal dhe ylli i basketbollit spanjoll Pau Gasol kanë filluar një fushatë për të mbledhur 11 milion euro.
Burimi: Sky Sport | Përktheu dhe Përshati: JOQ Albania