Më shumë se tetë mijë viktima janë shënuar në Itali nga koronavirusi.
Dy ditët e fundit, numri i viktimave është ulur, por shifrat mbeten sërish të larta dhe të frikshme, pasi numri i të infektuarve ka shkuar në 80 mijë.
Ndërkohë, në gjithë dramën që populli italian po përjeton gjatë javëve të fundit, ka edhe lajme të mira, që japin shpresë.
I tillë është edhe lajmi për shërimin e një foshnje të porsalindur, që ishte infektuar me Covid-19.
Bëhet fjalë për vogëlushin 7-javësh, Leonardo, nga qyteza Corbetta, në provincën e Milanos.
Ai ishte shtruar në spitalin Margenta, pasi kishte rezultuar pozitiv gjatë testimit për koronavirus.
Vogëlushi Leo mundi ta mposhte virusin e rrezikshëm brenda disa ditësh.
Kryetari i bashkisë, Marco Ballarini, reagoi në lidhje me këtë lajm, duke u shprehur:
Leo i vogël la spitalin ditën e djeshme, pasi rezultoi negativ në testin e dytë.
Siç shihet dhe në foto, vogëlushi i shëruar buzëqesh para kamerës.
Edhe një foshnje nga Bergamo arriti të shërohej plotësisht nga koronavirusi pak ditë më parë.
Burimi: Fanpage.it|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
