JOQ Albania
Home

Të infektuar me koronavirus, Dybala dhe e dashura e tij japin lajmin e madh
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 25/03/2020 22:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej disa ditësh, ylli i Juventusit Paulo Dybala dhe e dashura e tij Oriola Sabatini qëndrojnë të izoluar në shtëpinë e tyre, pasi janë të infektuar me koronavirus.

Për fatin e mirë, çifti është në gjendje mjaft të mirë shëndetësoredhe e keqja ka kaluar. Sot, ataqetësuan të gjithë ndjekësit e tyre në rrjetet sociale dhe tifozët e Juventusit duke thënë se tashmë ndihen mirë.

Fillimisht, ishte sulmuesi argjentinas ai që publikoi një foto në profilin e tij në “Instagram” duke shkruar në gjuhën spanjolle se ai dhe e dashura e tij “janë shumë mirë”.

Ndërkohë, nga ana tjetër, e dashura e tij u shpreh për radion argjentinase “Club del Moro” se ajo dhe partneri i saj ndihen më mirë, ndërsa do të provojnë sërish tamponin në datën 31 mars.