JOQ Albania
Home

Dy futbollistë të infektuar me koronavirus te Fenerbahce, del përgjigjia edhe për Vedat Muriqin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 25/03/2020 20:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Turqia vazhdon të preket gjithnjë e më shumë nga koronavirusi. Raste të shumta po shfaqen nga dita në ditë edhe te ekipit e futbollit.

Kështu, pas dy rasteve te Gallatasaray, sot ka qenë ekipi i Fenerbahces që ka konfirmuar se dy lojtarë të ekipit, kanë rezultuar pozitivë ndaj testit.

Nuk bëhet i ditur emri i lojtarëve të infektuar, ndërsa i gjithë ekipi është izoluar në karantinë.

Te Fenerbahçe luan edhe sulmuesi shqiptar Vedat Muriqi, i cili për fat të mirë, nuk është prekur nga virusi vdekjeprurës, por do jetë i detyruar të vazhdojë periudhën e karantinës për 14 ditë në mënyrë sigurie.

Kujtojmë që Turqia ishte një nga vendet që pezulloi me vonesë futbollin dhe u vonua gjithashtu për masat e sigurisë ndaj koronavirusit.