JOQ Albania
Home

Stadiumi legjendar kthehet në spital për të infektuarit nga koronavirusi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 25/03/2020 18:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Koronavorusi duket se ka nënshtruar totalisht të gjithë globin. Mijëra jetë kanë humbur si shkak i këtij virusi vdekjeprurës dhe qindra mijëra të tjerë janë të infektuar.

Qeveritë e shumë vendeve i kanë shpallur luftë këtij armiku të padukshëm, duke vendosur në dispozicion të gjithë infrastrukturën.

Kështu ka ndodhur edhe me disa stadiume. Pas atij të Zagrebit në Kroaci, e disa të tjerëve në Europë, radha është për legjendarin “Maracana” në Rio De Janeiro, Brazil.

Stadiumi ku zhvillon aktivitetin ekipi i Flamengos dhe që shërben si shtëpi për 12 ekipe të provincave rrotull, do të jetë në “luftë” me Covid-19, duke u shndërruar në spital.

Veç tij, nga numri i lartë i të prekurve, ka bërë që në Brazil të kthejnë në spitale edhe stadiume të tjerë.