Fevziu bën për dy lek “tigrin” e koronavirusit: Mos bëj trimin e mos qesh, por jepu lekët qytetarëve që s’kanë bukë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.03.2020, 23:45

Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu është përplasur me ministrin e Rindërtimit dhe Koronavirusit, Arben Ahmetaj, i cili ishte i ftuar në emisionin "Opinion".

Ahmetaj, i njohur ndryshe edhe si "tigri", po fliste për personat që lobuan që Shqipëria të merrte ndihmë nga BE, por në këtë moment ai u ndërpreu nga Fevziu.

Moderatori i kërkoi ministrit sqarim për paratë që do të marrin shqiptarët, shumë prej të cilëve kanë mbetur të papunë, madje edhe pa ushqime.

Debati mes Fevziut dhe Ahmetajt:

Arben Ahmetaj: Mos e kalo ashtu me dorë.

Blendi Fevziu: Po ç’më duhet mua, a erdhën lekët? Se kush loboi tani, muhabet kot. Kemi sekonda më interesante se kush loboi dhe me kë loboi.

Arben Ahmetaj: Çfarë është interesante për mua, më lër ta vendos unë. Kur ta bën Saliu të njëjtën gjë, nuk ja kthen.

Blendi Fevziu: Tani, se ç’farë i kthej unë Saliut, nuk të jap përgjigje ty fare fare, more vesh apo jo?

Arben Ahmetaj: Po të kam parë.

Blendi Fevziu: Ti s’ke parë gjë hiç edhe mos bëj as trimin, as të fortin këtu, të më tregosh as Saliun dhe asnjeri tjetër. Jepi përgjigje qytetarëve aty për lekët që ke për t’i dhënë edhe mos qesh fare, sepse është situatë katastrofike. Ka qytetarë që po rrinë pa bukë.

Arben Ahmetaj: Mos më ndërprit.

Blendi Fevziu: Ta ndërpres fjalën dhe nuk të lë fare.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit