Shqipëria është në një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së koronavirusit. Masat janë drastike dhe qytetarët janë izoluar në banesat e tyre.
Pas orës 13:00 në rrugë shihen vetëm automjetet e policisë dhe ushtria. E duke përfituar nga kjo, një veprim i pazakontë nga policia ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA.
Dy efektivë policie, teksa patrullojnë me motor në Tiranë, kanë gjetur rrugën bosh dhe kanë vendosur të dhurojnë “spektakël”.
Polici që drejton motorrin e ka ngritur atë me një gomë. Një veprim aspak normal për përgjegjsinë që kanë dhe i tepërt në këtë situatë të vështirë.