Të gjithë njerëzit në mbarë botën janë izoluar në shtëpitë e tyre nga frika prej koronavirusit.
Një prej tyre është edhe Jose Mourinho, por mesa duket, këtë të fundit nuk e ka mbajtur më vendi në shtëpi duke thyer rregullat e karantinës.
Tekniku portugez është shfaqur në rrugët e Londrës me disa trasta të mbushura me ushqime të cilat po i shpërndate te familjet në nevojë përreth lagjes së tij.
Vidoet dhe fotot e publikuar nga disa qytetarë të cilët janë mahnitur nga gjesti fisnik i trajnerit.
Lajmi është shpërndarë gjithandej, gjë që ka nxitur edhe tifozët e Tottenham dhe jo vetëm të ndjekin të njejtin shembull si Mourinho.