Gjashtëdhjetë e nëntë persona rezultuan pozitiv me koronavirus midis disa të moshuarëve dhe stafit të një azili pleqsh në Villafrati, në Palermo.
Mësohet se një i moshuar 90-vjeçar, i cili ishte në gjendje edhe më të rëndë vdiq në spitalin Partinico.
Ndërsa po në të njëjtën kohë, nëntë të tjerë u shtruan në të njëjtin spital të shndërruar në Spitalin Covid.
Lajmi u dha nga kryetari i Komunës së Villafrati, Francesco Agnello.
Kujtojmë se numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 6 mijë. Masat janë drastike, por vendi fqinj ende nuk po sheh rezultate ashtu siç qeveria i ka pritur.
Burimi: tgcom24 | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA