Vajza shqiptare me koronavirus: S’është shaka, po ua thotë dikush që po vuan pasojat

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.03.2020, 20:46

Gati e gjithë Shqipëria është në psikozë prej Covid-19. Numri i të infektuarve me Covid-19 raportohet se ka shkuar në 76 persona deri më tani.

Një vajzë e prekur nga Covid-19 ka folur dhe me zë dhe me figurë dhe ka treguar se si po e kalon ajo këtë gjë. Ajo u bënë thirrje të rinjve që thonë se nga Covid-19 rrezikohen vetëm të moshuarit.

Vajza e re, e cila ka folur është cilësuar si e infektuara e 69-të me Covid-19 në vendin tonë.

Ajo thotë:

Këtë video e nisa sepse vazhdoj të shoh postim pa fund për shkeljen të drejtave për karantinimin apo nuk po merr askush parasysh pasojat psikologjike të të qëndruarit brenda. Dhe përveç kësaj shoh vazhdimisht njerëz që vijojnë jetën normalisht pa shqetësimi sidomos këtu në lagjen time ku të gjithë e dinë që jemi të paktën 2 veta të infektuar dhe kushedi sa të tjerë mund të rezultojnë. Pasojat psikologjike të qëndrimit brenda në shtëpi sidomos kur jeni të shëndetshëm janë të papërfillshme me pasojat kur shikon një familjarë që ta merr ambulanca dhe që do të kesh komunikim vetëm telefonik për kush e di se sa kohë. Përveç kësaj me pasojën që do të kesh kur të vijnë të bëjnë analizën dhe të trajtojnë sikur je një mbetje kimike sepse fundja në këtë pikë ke të njëjtën rrezikshmëri për të tjerët.

Vajza ka thënë se ajo nuk ka pasur ndonjë histori udhëtimi në Itali dhe sipas saj nuk ka pasur as kontakte me persona të infektuar, por sërish ka dalë pozitive për Covid-19.

Më tej ka thënë:

Nuk kemi pasur kontakte me njerëz të infektuar, nuk kemi pasur kontakte me njerëz të ardhur nga jashtë apo me njerëz që kanë shfaqur simptomat. Nuk e di si e kemi marrë dhe kur e kemi marrë. Kjo do të thotë se tashmë nuk janë rrezik potenciale vetëm ata të ardhur nga Italia dhe ata që kanë pasur kontakt me ta, por shumë më shumë njerëz dhe është një rrezik të cilin ne nuk mund ta shohin se nuk e kemi përballë. Ky virus nuk është shaka, po jua thotë dikush që vuan pasojat, që ka dikë të shtuar në spital dhe po jua thotë dikush që është karantinuar momentalisht në shtëpi me zero kontakt njerëzor. Nuk po hiperbolizojë kur them se ky virus nuk është luftë individuale e secilit prej nesh, është një luftë e gjithë njerëzimit, dhe ne na duhet të bëjmë diçka shumë të vogël krahasuar me atë që po bëjnë mjekët dhe infermierët. Ne na duhet thjeshtë të rrimë në shtëpi dhe të sigurohemi të mos infektohemi dhe të mos infektojmë të tjerë që të mos u rrisim barrën mjekëve dhe tu lëmë mundësinë të gjejnë zgjidhjen e problemit dhe të mos mbingarkohen me pacientët që në 90 % të rasteve e kanë marrë virusin si pasojë e pakujdesisë qoftë të vetës, qoftë të dikujt tjetër. Duke shpresuar që kjo video tua bëjë situatën pak më të prekshme dhe pak më reale për të krijuar sensibilizim tek ju, ju lutem qëndroni në shtëpi, bëni kujdes maksimal dhe telefononi urgjencën nëse keni simptoma. Kujdesi nuk ju duhet vetëm për vete dhe familjarët por dhe për ata që takoni në rrugë, pasi këtu bëhet fjalë edhe për përgjegjësi të jetës së tjetrit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit