Ambasada italiane në Tiranë jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët e saj

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 16.03.2020, 19:13

Ambasada italiane në Tiranë ka njoftuar të gjithë shtetasit e saj që jetojnë në Shqipëri se që nga mbyllja totale e të gjithë udhëtimeve nga shteti shqiptar drejt Italisë nga java e kaluar janë organizuar fluturime posaçërisht për kthimin në vendin e tyre.

“Ambasada ka konsideruar si përparësi garantimin e një mënyre për t’u kthyer në Itali të shumë bashkatdhetarëve që kanë bërë këtë kërkesë”, ka deklaruar ambasadori Italian Buçi, i cili shtoi se si Italia, ashtu edhe Shqipëria, duhet të luftojnë sa më shumë për ta mposhtur këtë virus që ka marrë deri tani rreth 2000 mijë jetë njerëzish në Itali.

Deklarata e plotë e ambasadës italiane:

FLUTURIME TREGTARE TË POSAÇME NGA TIRANA NË ROMË (FCO) PËR KTHIMIN E QYTETARËVE ITALIANË NË ITALI Që nga java e kaluar Ambasada Italiane në Tiranë ka organizuar fluturime tregtare të posaçme për kthimin në Itali të qytetareve italianë që kanë kërkuar këtë formë asistence pas mbylljes totale të të gjitha udhëtimeve të pasagjerëve nga Shqipëria. Për këtë qëllim, është aktivizuar adresa mail e posaçme [email protected]. Të mërkurë 11 mars është kryer fluturimi i parë me kompaninë Blue Panorama që ka bërë të mundur kthimin në Itali të 133 pasagjerëve; të enjten në 12 mars një fluturim i dytë i kompanisë Albawings me 138 qytetarë italiane. Sot në mëngjes u nis fluturimi i tretë Albaëings që transportoi në Itali 166 persona ndër të cilët 5 qytetarë italiane të mbetur të bllokuar në Mal të Zi, të cilët mbërritën në Shqiperi dje në darkë falë bashkëpunimit me Ambasadën Italiane në Podgoricë.

Këto veprime janë kryer me mbështetjen e linjave ajrore, në koordinim të plotë me institucionet dhe autoritetet kompetente shqiptare, duke filluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Brendshme dhe Autoriteti Shqiptar i Aviacionit Civil. Ambasada Italiane ka vepruar në koordinim të plotë me Njësinë e Krizave si dhe me strukturat e tjera kompetente të Ministrisë Italiane të Punëve të Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, në përputhje me masat paraprake të marra nga Ministritë kompetente italiane dhe shqiptare të shëndetësisë.

“Me kufizimin e masave të udhëtimit të pasagjereve të vendosura nga Qeveria shqiptare, Ambasada ka konsideruar si përparësi garantimin e një mënyre për t’u kthyer në Itali të shumë bashkatdhetarëve që kanë bërë këtë kërkesë. Kjo nuk do të ishte e mundur pa punën e vazhdueshme të stafit të Ambasadës dhe te Sistemit Itali, mbështetjen e kompanive Blue Panorama dhe Albaëings si dhe bashkëpunimin e institucioneve kompetente shqiptare. Falënderimet e mia shkojnë për të gjithë ata, për punën e përpiktë e realizuar natën dhe ditën në kushte emergjence të plotë. Gjate ditëve në vijim, do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim, në përputhje me çdo kufizim të ri qe vendoset nga një skenar vazhdimisht ne evolucion që duhet të na shohë të bashkuar, si italianë por edhe me të gjithë vendet mike si Shqiperia, për ta mposhtur këtë betejë në respekt të plotë të masave të komuniteteve tonë mjekësore edhe shkencore” – deklaroi Ambasadori italian Fabrizio Buçi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit