Teksa e gjithë vëmendja në vend është përqëndruar te situata e krijuar nga koronavirusi, duket se shqiptarët nuk ka virus që t'i ndalë për të bërë sherre.
E themi këtë pasi një qytetare nga Tirana ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku shprehet se mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:20, është regjistruar një sherr mes disa personave, pranë QSUT-së.
Ajo thotë se dy persona po ziheshin me njëri-tjetrin dhe po shaheshin me zë të lartë.
Sipas saj, policia ndërhyri për të shuar sherrin mes tyre, por njëri prej tyre ka goditur edhe uniformat blu.
Më pas, dëshmitarja thotë se në vendngjarje mbërritën forcat "Shqiponja", të cilët bënë të mundur arrestimin e personit në fjalë.
Ende nuk dihet arsyeja e sherrit midis tyre, ndërkohë nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia në lidhje me këtë ngjarje.
Mesazhi i plotë: