Mësohet se një infermiere u dërgua në spitalin e Gjirokastrës mbrëmjen e djeshme sepse ka shfaqur shenja të Koronavirusit.
Infermjerja është nga Ballabani i Këlcyrës dhe u paraqit në spital me kollë dhe temperaturë.
Analizat e para nuk e kanë pohuar infektimin me Covid-19 ndërsa dyshohet se ka shenja të dukshme të koronavirusit.
Pacientes i është marrë material për të kryer analizat e për të konfirmuar nëse ka COVID-19 apo jo.
Nga burimet bëhet me dije se infermierja ka shoqëruar disa persona që kanë ardhur nga Italia në fshatin Mazhan.
Po ashtu bëhet me dije se persona të tjerë në familje kanë shfaqur simptoma të ngjashme por nuk janë paraqitur në spital.
Sipas mjekëve gruaja ka ngarkesë në polmone, kollë dhe temperaturë. Momentalisht po mbahet e izoluar tek infektivi dhe pritet nga momenti në moment rezultati i tamponit.
