Koronavirus rrezikon burrat me mjekër

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.03.2020, 19:13

Mjekra e fryrë ose një mjekër e vogël nën buzën e poshtme, mund të mos jetë trendi i fundit i modës tani, por është një zgjedhje më e mirë kur bëhet fjalë për mbrojtjen nga koronavirusi sesa mjekrat e mëdha, paralajmërojnë ekspertët e Shëndetit të SHBA.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tregon se stile të ndryshme të mjekrës mund të parandalojnë maskën të ngjitet në fytyrë, duke e bërë atë të padobishme.

Një fytyrë plotësisht e rruar do të lejojë që maska mbrojtëse të vendoset siç duhet. Disa stile të tjera të mjekrës, të tilla si të ashtuquajturat mjekër tre-ditore ose mjekra që shtrihet vetëm përgjatë buzës së nofullës, nuk rekomandohen, pasi ato mund të dëmtojnë funksionin normal të frymëmarrjes. Çështja është se hulumtimet kanë treguar që qimet nën sipërfaqen e maskës shkaktojnë 20 deri në 1000 herë më shumë rrjedhje të ajrit dhe të gjitha grimcat që janë në të në krahasim me një fytyrë plotësisht të rruar.

Rruajtja dhe zvogëlimi i mjekrës në mënyrë që ato të futen nën maska mbrojtëse nuk është e re. Në një ese, Alexander Moritz Frey përshkroi se si Adolf Hitleri u këshillua gjatë Luftës së Parë Botërore të shkurtojë mustaqet në madhësinë e një furçe dhëmbësh për t’u vendosur nën një maskë mbrojtëse, dhe ai më pas vendosi të mbajë atë formë specifike të mustaqeve.

Ndryshe, CDC nuk rekomandon të mbani maska mbrojtëse gjatë gjithë ditës, por vetëm në situata kur rritet mundësia e infeksionit.

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit