JOQ Albania
Home

Të moshuarit e qendrave sociale dhe pensionistët dalin në marshim kundër dhunës ndaj grave
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 06/03/2020 17:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kanë kaluar vetëm 3 muaj nga fillimi i 2020 dhe 7 gra janë vrarë nga burrat apo familjarët e tyre. Këto shifra tregojnë shumë për shoqërinë shqiptare dhe plagën e saj të madhe në dhunën ndaj grave.

Ndaj dhe në prag të 8 marsit gratë e Elbasanit, kanë bërë një marshim kundër dhunës.

Deri më tani në Elbasan, nuk ka pasur raste fatale por të paktën 70 gra kanë kërkuar ndihmë pranë qendrave sociale.

Po ashtu janë 8 raste të akomaduara në strehën e emergjencës për shkak të dhunës. Disa prej këtyre grave janë pajisur edhe me urdhër mbrojtje.

Dita ndërkombëtare e Gruas e gjen Shqipërinë këtë vit me një bilanc të frikshëm viktimash të krimit dhe dhunës.

Kundër dhunës ndaj grave në shoqërinë shqiptare kanë marshuar sot edhe pensionistë të qendrës sociale dhe qytetarë beratas me synim semsibilizimin e vendit tonë ndaj këtij fenomeni negativ.

Pensionistët e qendrës sociale Berat së bashku me qytetarë beratas kanë protestuar sot në qendër të qytetit duke marrë shkas edhe nga lajmet e fundit të bëra publike për dhunën ndaj grave dhe vajzave shqiptare.

Marshimi i tyre është shoqëruar me pankarta ku shkruhej:

Të mos heshtim ndaj dhunës”, “Duaje, mos e lëndo, fali dashuri, qëndroi pranë”, “Stop dhunës ndaj nënave dhe motrave tona”.

Ky marshim ka zgjatur për rreth një orë dhe vetë të pranishmit kanë cilësuar si shkak kryesor gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet vendi.