“Klienti është mbret”, thotë një shprehje e famshme që supozohet të vihet në zbatim nga bizneset... Por sa respektohet kjo nga pronarët shqiptarë?
Por me ato çfarë kemi dëgjuar, Shqipëria është padyshim vendi ku rëndësia që ke si klient sfumohet dhe në sytë e atyre që ofrojnë atë çfarë ti je interesuar të blesh, shihesh thjesht si një karrem i radhës “për të ngrënë” produktin që ata synojnë të shesin, e kjo është akoma më ironike kur të imponojnë të krijosh besim tek ta kur t'i fusin produktet e marketuara në fletushka poshtë dyerve të shtëpisë.
Raste të tilla ku klientit jo vetëm i mohohen të drejtat e tij, por edhe nënçmohet, nuk i dëgjojmë thjesht nga miq apo të njohur tanët por i kemi hasur individualisht në jetën e përditshme. E këtu nuk po flasim thjesht për mënyrën joetike të sjelljes nga ana e shitësve që shpeshherë lë për të dëshiruar, por ndër të tjera për të drejtat e tua si klient kur ble një shërbim apo produkt të caktuar në një biznes.
Një denoncim i tillë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar tejet i shqetësuar, i cili ka një mesazh për biznesin të cilit i është adresuar dhe përtej zhgënjimit, u bën me dije publikisht se sapo kanë humbur një klient i cili jo vetëm investoi tek ta para, por edhe besimin e tij për emrin që mbajnë.
Ai rrëfen se ka shpenzuar 600 mijë lekë të vjetra për një iPhone 7 të blerë tek një prej kompanive (më të njohura përsa i përket marketingut të gjerë që i bëhet) që ofron elektroshtëpiake dhe pajisje elektronike, AZA Electronics. Klienti rrëfen se ia mbajtën iPhone 2 javë në servis për një problem minimal të hasur dhe ia kthyen sërish me pretendimin se nuk përfshihej në garanci.
Djali shkruan:
Në lidhje me këtë problem, ai i ka shkruar kompanisë AZA Elektronics edhe në faqet zyrtare dhe u ka shprehur edhe aty pakënaqësinë për shërbimin që ai thekson se i takonte duke i cilësuar si joseriozë.
Për rastin, Departamenti i Mbrojtjes së Klientit në JOQ Albania ka kontaktuar me kompaninë AZA Electronics për të marrë një reagim në lidhje me pakënaqësinë e klientit të tyre