JOQ Albania
Home

Ndërton në burg “Katedralen e Korçës”, e nxjerr në shitje për 1000 euro
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 03/03/2020 16:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një qytetar ka shkruar sot në redaksinë e JOQ Albania.

Mesazhi i tij është paksa ndryshe nga shqetësimet e përditshme që vijnë në redaksi.

Ai ka dërguar disa fotografi në të cilat duket një vepër arti.

Është Katedralja e Korçës në miniaturë e ndërtuar e gjitha në një punim artizanal, me dorë.

Duket se është tipike e punimeve që ndërtohen nga të burgosurit në burgje.

Mesazhi i plotë i qytetarit:

Përshëndetje JOQ. Dëshiroj të shes këtë vepër arti, "Katedralja e Korçës" është punim i gjithi në dorë, është bërë në burg. Çmimi 1000 €.