Sipas statistikave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave në tre muajt e fundit të vitit 2019 ka një dallim të madh mes komunave të pastra shqiptare dhe atyre maqedonase, raporton JOQ.
Më se keqi nga komunat me shumicë maqedonase qëndron Manastiri, duke pësuar ulje natyrore prej 127 personave, vijon Prilepi (81), pastaj komuna e Gazi Babës (60) dhe Ohri (51).
Numrat flasin ndryshe në anën e komunave shqiptare. Prinë Çairi me shtim prej 148 personave, pastaj komuna e Sarajit dhe Studeniçanit me nga 122 lindje më shumë se vdekje dhe Tetova, komunë ku shtimi natyror arrinë 101. Nuk qëndrojnë keq as komuna e Haraçinës dhe Likovës.