Rreziku nga koronavirusi, American Airlines pezullon fluturimet drejt Milanos

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01.03.2020, 09:31

Pas kompanisë britanike British Ailines, izraelites EL Al Israel Airlines, Bulgaria Airllines, Royal Jordanian e Esayjet, të cilat kanë disa ditë që kanë pezulluar të gjitha fluturimet drejt aeroporteve veriore italiane, pak orë më parë është amerikania American Airlines e cila ka marrë vendimin e pezullimit të të gjitha fluturimeve nga New York e Miami drejt Milanos deri më datë 24 prill.

Kompania përmendi gjithashtu një rënie të kërkesës.

Kjo u paralajmërua edhe nga presidenti amerikan Donald Trump. Në një konferencë për shtyp, ku konfirmoi edhe viktimën e parë nga koronavirusi ai u shpreh se do të ketë pezullime të mëdha drejt Italisë.

Kujtojmë se Italia është duke u përballur me një situatë tepër të vështirë si pasojë e përhapjes së madhe të koronavirusit.

Deri më tani 29 persona kanë humbur jetën, ndërsa janë mbi 1000 të infektuar. Zonat më të prekura janë Lombardia dhe Veneto.

Burimi: Tgcom24 | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit